"4 : 1 për PVD-në, Nagip Arifi e ka humbur rrugën në sheshin Karagjorgje"
Lokale

"4 : 1 për PVD-në, Nagip Arifi e ka humbur rrugën në sheshin Karagjorgje"

19.May.2015 18:51
0

Partia për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc pas kalimit të Jakup Xhelilit nga ky subjekt në Partinë Demokratike (PD), ka lëshuar një reagim në të cilën ndër të tjera thuhet se kryetari i Komunës së Bujanocit dhe PD-së “Nagip Arifi blen lojtar nga tregu i vjetërsinave”.

“PVD rikthen anëtarë për shkak parimeve të veta, derisa Nagip Arifi blen lojtar nga tregu i vjetërsinave” (Zairi, Agushi, Pajaziti dhe Goga : Jakup Xhelili – 4:1 për PVD-në)”, kështu nisë reagimi i këtij subjekti opozitar i publikuar nëadresën zyrtare në Facebook.

“Menjëherë pas rikthimit në PVD të dy themeluesve të Partisë së Nagip Arifit (Avni Zairi dhe Bejtush Agushi) nga Bilaçi, partia e kryetarit të komunës, duke u munduar të minimizojë humbjet, ka postuar transferin e realizuar me Jakup Xhelilin nga Bilaçi. Kjo tregon qartë se ikja e Zairit dhe Agushit nga PD, ka turbulluar gjakërat në këtë parti, e cila çdo ditë po humb besimin e shumë themeluesve të saj”, vlerëson PVD.

Ky subjekt politik krahasimin e ikjes së dy themeluesve të partisë (PD), duke mos llogaritur edhe dy tjerë më herët si Ismail Pajaziti (i cili ka qenë sekretar i partisë) dhe Muharrem Goga, me një anëtarë të thjeshtë të PVD-së si Jakup Xhelili, i cili sipas këtij subjekti  “në hierarkinë e PVD-së nuk ka pas vend as në ‘gjizinti’, është dëshmi e qartë se Nagip Arifit i ka humbur rruga në sheshin Karagjorgje”.

“Jakup Xhelili nuk është ardhje e re në PD, ai ishte në PD më 2012, kur ju lejoi me i mbushë kutitë e Bilaçit”, thuhet në reagim.

“Është e zakontë që ekipet e mëdha, lojtarët e vegjël i japin falas dhe nuk hetojnë asnjë humbje, ndryshe nga ekipet e vogla të cilëve kur i ikin lojtarët kryesorë, ramjen nga liga e kanë të pashmangshme”, vlerëson PVD.

Partia për Veprim Demokratik thekson se derisa Zairi, Agushi, Pajaziti dhe Goga janë rikthyer në PVD për shkak të parimeve që ky subjekt mbron, Jakup Xhelili ka shkuar në PD me çmimin e 300 mijë dinarëve (firma Agimi), që i ka marrë nga Zyra për zhvillim ekonomik.

“Me paratë e qytetarëve Arifi blen lojtarë nën mesatare për ekipin e vet. Le ti blejë se lojtarët e mëdhenj në PVD nuk janë në shitje. Fundja, ata që nuk ndajnë vlerat dhe parimet e PVD-së është mirë të ikin vet tash, sepse më vonë, mund edhe të punojë fshesa”, thuhet në fund të reagimit.

Portali informativ Titulli.com më herët gjatë ditës raportoi për rezultatin e “transferimeve” PVD 2  :  1 PD, duke marrë si pikënisje momentin e fillimit të zgjedhjeve të brendshme që kanë nisur nga 9 maji në Partinë për Veprim Demokratik. /Titulli.com/ 

****************************************************************************************************************************

Dy me një!

Fillimi i zgjedhjeve të brendshme në Partinë për Veprim Demokratik (PVD) ka nxitur edhe garën e anëtarësimeve në partitë rivale në Komunë të Bujanocit.

Pas kalimit të dy anëtarëve nga Partia Demokratike (PD) në atë për Veprim Demokratik, të martën kemi një kalim tjetër nga partia në opozitë, në atë që po qeverisë me Komunën e Bujanocit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, anëtari më i ri i saj është kryetari i Bashkësisë Lokale i fshatit Bilaç, Jakup Xhelili.

“Ish anëtari i pvd-së thot se PD është partia e cila po len gjurmë me projektet e saja si në fshatin Bilaç ashtu edhe në vendbanimet tjera shqiptare në komunën e Bujanocit. Duke u bazuar në realizimin e premtimeve dhe fal bashkëpunimit korrekt dhe të sinqert të kryetarit Nagip Arifi me mua si kryetar i vendbanimit te dyt më të madh në komunën e Bujanocit unë vendosa t'i bashkohem subjektit më të madh politik ne komunën e Bujanocit”, thuhet në postimin e PD-së, përcjell Titulli.com.

Vlen theksuar se të hënën nga PD në PVD kaluan dy qytetarët e Bilaçit, Avni Zairi dhe Bejtush Agushi, të cilët ishin ndër themeluesit e Partisë Demokratike.

Që nga fillimi i reformave në Partinë për Veprim Demokratik, sipas zyrtarëve të këtij subjekti, anëtarësia po rritet.

Sa i përket “rezultatit” aktual të kalimit nga njëri subjekt në tjetrin, PVD po udhëheqë  2 me 1 ndaj PD-së. Se çfarë befasish do të sjellin ditët në vijim mbetet të shihet. /Titulli.com/

Vulin dhe Stankoviq vizitë treditore në Luginë
Universiteti i Gjilanit promovoi ofertat para maturantëve të Luginës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration